Altin Hoti humbi jetën në një aksident tragjik me makinë, që përfundoi në një kanal në Portogruaro, së bashku me të fejuarën e tij, Gulia dhe shokun, Egli Gjeci
Advertisements
Një fat tragjik që e bashkon me vëllain e tij, i cili po ashtu vdiq në Portogruaro, në një aksident rrugor.
Admir Hoti, 19 vjeç vdiq në muajin maj në një aksident rrugor. Ai po udhëtonte në automjet së bashku me të babain e tij kur u aksidentua dhe përplasja rezultoi fatale për 19-vjeçarin.
Advertisements
Ngjarja tragjike ku vdiq Admir Hoti ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 10 majit dhe në aksident u përfshinë dy makina.
Baba e bir po udhëtonin me një mjet tip Fiat kur 19-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës pranë një kthese. Një Chevrolet po vinte në drejtim të kundërt, drejtuesi i të cilit u përpoq të shmangte përplasjen duke përfunduar në barrierën anësore të rrugës
Por përplasja ishte e pashmangshme dhe Fiati u u nda në dysh. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 19-vjeçari.
Tragjedia e dytë në familjen Hoti
Tre të rinjtë që shikoni në foto janë 3 viktimat e aksidentit tragjik në Itali rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes (8 Dhjetor).
Raportohet se drejtuesi i mjetit, tip BMW ka humbur kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë së madhe duke u përplasur me një portë dhe kaloi mes përmes një pronë private duke përfunduar në lumin Lemene
Trupat e tyre u gjetën nga zhytësit dhe u nxorrën nga makina, pasi automjeti u tërhoq jashtë kanalit me litarë nga zjarrfikësit.
Altin Hoti, i cili ishte edhe drejtuesi i automjetit, raportohet se ishte fejuar prej dy vitesh me Giulia-n.