Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjike me tre viktima në Itali, ky dy janë shqiptarë.
Advertisements
Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes në provincën e Venecias në Itali. Forcat zjarrfikëse kanë arritur të nxjerrin nga lumi ku përfundoi pasi doli nga rruga, makinën “BMW Seria 3” me të cilën udhëtonin 3 të rinj.
Sakaq, polumbarët kanë nxjerrë nga uji i lumit Reghena edhe trupat e viktimave, dy djem me origjinë shqiptare dhe një vajzë italiane.
Advertisements
Viktimat janë; vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç) me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria. Mediat italiane raportojnë se Hoti ishte drejtuesi i mjetit.