Spiropali hap Kongresin e PS me lavde: Asnjë lider si Edi Rama, i tregoi vendin ambasadorit rus në mes të Këshillit të Sigurimit

Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur me fjalën e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Advertisements

Ajo ka thënë se kundërshtarët e PS dinë vetëm të humbasin, teksa tha se ata i marrin peng institucionet.

“Suksesi është kolektiv, përgjegjësitë individuale. Disa sillen si pirromanë në Kuvend, disa e djegin. Sa herë ka ballafaqime elektorale, ata do të humbin, ne do të fitojmë. Ne nuk na ndan prej tyre barrikada nuk na ndikon mos të shohim flakadanët që ndezin në Parlament. Ne jemi institucion lirie, ata i marrjes peng të institucioneve. Ata po i tmerron frika e orës së të vërtetës. Filozofia e tyre shkon në krah të kundërt me vullnetin e shqiptarëve, ndërkohë ata e kurdisin sahatin e tyre me akrepat e 97. Asnjë lider tjetër sa Edi Rama dhe PS, nuk është treguar aq i aftë dhe kaq këmbëngulëse në praktikat e korrigjimit. Kundërshtarët tanë dinë vetëm të humbasin.”, tha Spiropali.

Advertisements

“Suksesi ynë është mjet për të çuar para punët e mbara që po bëjmë. Ne po i hapim rrugë magjisë më të madhe të demokracisë, garës së ndershme të lirisë. 10 milionë turistë në 1 vit në Shqipëri nuk kanë ardhur vetëm të gishur nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Edi Rama që si lë kusur ambasadorit rus në mes të mbledhjes së Këshillit të Integrimit. Ata vijnë dhe do të rivijnë në shtëpinë mikpritëse”, shtoi ajo.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është parë i ulur pranë ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe kryeparlamentares aktuale Lindita Nikolla, dhe pritet të mbajë më vonë fjalën e tij.

Artikulli paraprakNis Kongresi i PS| Rama në krah Gramoz Ruçit, Spiropali mban fjalën hapëse
Artikulli tjetërShpenzimet për arsimin zbresin në 2,9% të PBB-së në 2022, niveli më i ulët që nga 2011