Partia Socialiste ka çelur punimet e Kongresit të PS në Kongresin e Manastirit.
Advertisements
Shihet se të gjithë deputetët, ministrat dhe mbështetës të PS kanë marrë pjesë në Kongres, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama është afër Gramoz Ruçit.
E para që ka mbajtur fjalën ka qenë Elisa Spiropali, e cila ka sulmuar opozitën, ndërsa e ka konsideruar historike atë që është bërë në Reformën në Drejtësi.
Advertisements
“Nuk ka asnjë të ardhme të sigurt pa qortimin e të djeshmes. Pushkatim pa gjyq të katër protestuesve së 21 janarit në bulevard. Shtet dhe struktura shtetërore të pa hetuara. Gjykim i paplotë të rolit të përfaqësuesve të shtetit të përfshirë në krim. Ky është vendimi i Strasburgut. Presim të që kjo të përkthehet dhe nga sistemi gjyqësor në Shqipëri. Ky vendim që vjen nga zemra e Europës, mund të shihni arsyet se përse çeta e tkurrur opozitare, garda personale e një njeriu të vetë, s’bën gjë tjetër, veçse thyen karriget.
Reforma në drejtësi është një nga projektet më madhore që kemi ndërmarrë, është rishkrimi dhe rikrijimi i parë i një pushteti të pavarur. Është historike ajo që është bërë. Drejtësi në Shqipëri nuk ka pasur. Filozofia jonë politike është një dhe e pandryshueshme. Ne socialistët besojmë se suksesin duhet ta ndajmë me të gjithë. Suksesi është kolektiv por përgjegjësitë janë individuale”-tha ai.