“Gazetarë të njohur shqiptarë pjesë e aplikacionit ‘Sky’”/ Deklarata ‘b*mbë’ e ekspertit Karamuço: Më ka qëlluar të jem në të njëjtën…

“Sky ECC” është aplikacioni që përdoret në të gjithë botën, ku njerëz të përfshirë në botën e krimit flasin për organizimin e trafiqeve, porositjen e vrasjeve dhe gjithçka tjetër mbi aktivitetin e tyre kriminal. Ndërsa, duhet theksuar se 16 mijë shqiptarë rezultojnë të jenë abonentë.

Advertisements

I ftuar në një emision televiziv, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se pjesë e këtij aplikacioni janë zbuluar dhe gazetarë të njohur shqiptar. Ai ka thënë se me ta i ka qëlluar të ketë qenë dhe në të njëjtën studio televizive.

Sipas Karamuços, ka faksimile të mesazheve që qarkullojnë dhe përdoren nga politikanët për të shantazhuar njëri-tjetrin.

Advertisements

“Gazetarët që nuk kanë vetëm profilin e të bërit lajm, por dhe të bërit lajmin biznes e kanë një adresë të tillë. Ka faksimile që qarkullojnë të mesazheve, madje i kanë dhe politikanët për të shantazhuar njëri-tjetrin. Të infiltruarit duhet të jenë me një autorizim të prokurorit, nuk e bën dot vetë. Kur shtrëmbrohet e vërteta me urdhër të bandave, ky nuk është më lajm.

Më ka qëlluar të jem në studio të jem me gazetar që e përdorin këtë aplikacion. Si mund t’i shpëtonte media krimit të organizuar, është pushteti i katërt”, u shpreh eksperti i kriminalistikës.

Artikulli paraprakParrulla dhe pankarta, çfarë ndodhi në Athinë ku ishte i pranishëm dhe ish-ministri Ditmir Bushati (Foto)
Artikulli tjetërArratiset “mbreti” shqiptar i drogës nga qendra e rikuperimit! Kush është Dorian Petoku, mik me krerët karteleve të drogës në Itali