Parrulla dhe pankarta, çfarë ndodhi në Athinë ku ishte i pranishëm dhe ish-ministri Ditmir Bushati (Foto)

Një incident ndodhi gjatë një aktiviteti në Universitetin Panteion në Athinë ku i pranishëm ishte edhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Një grup personash anarkistë ka hyrë brenda sallës ku po mbahej takimi dhe kanë protestuar dhe kanë hedhur parulla dhe kanë shpalosur disa pankarta.

Advertisements

Sipas asaj që raporton gazeta “Protothema” ngjarja ka ndodhur gjatë prezantimit të librit të përbashkët të ish-ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati, “Reflektim për të ardhmen e Evropës Juglindore. 11 ministra të jashtëm analizojnë dhe propozojnë”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ish-zëvendëskryeministri i Kroacisë, V. Pusiç. “Natyrisht, tensioni mbizotëroi dhe diskutimi i moderuar nga profesoresha Marilena Koppa u ndërpre” – shkruan gazeta greke.

Advertisements

Artikulli paraprakMjeti përfundon në kanal, vdesin 4 të rinj në Itali
Artikulli tjetër“Gazetarë të njohur shqiptarë pjesë e aplikacionit ‘Sky’”/ Deklarata ‘b*mbë’ e ekspertit Karamuço: Më ka qëlluar të jem në të njëjtën…