Katër persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias. Sipas informacioneve fillestare nga ekipi i zjarfikësve, një mjet BMW ka përfunduar në një kanal, pasi ka dalë nga rruga, si pasojë e një përplasje të fortë.
Advertisements
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërkohë që trupat e 4 viktimave, të gjithë të rinj, u nxorën nga zhytësit.
Sipas mediave italiane, 4 viktimat, 3 djem dhe një vajzë, janë të gjithë rreth të 20-tave. Identifikimi i tyre nuk është bërë ende i plotë, dhe as dinamika e aksidentit fatal, që i mori jetën të katërtve që ishin në makinë.
Advertisements
Aksidenti ka ndodhur në një zonë jo shumë të populluar, dhe kjo ka vonuar edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve.
/Zëri