Gjithçka për show dhe klikime! Dhurata luksoze, Redi i PP del bllof, ja kush ia paguan faturat e shtrenjta

Të gjithëve na ka çuditur e tërhequr vëmendjen konkurrenti ‘dorëlëshuar’ i Për’puthen, Redi Tarelli.

Advertisements

Sapo nisi takimet e tij me vajzat në studio, ai nisi t’i llastonte me dhurata të shtrenjta që ngritën shumë polemika, jo vetëm në studio por edhe në rrjete sociale.

Nisi me një çantë firme për Albinën, e vazhdoi me një fluturim me helikopter dhe një takim romantik e luksoz, takim që tha se i kushtoi 5,000 euro.

Advertisements

Aludime të shumta po qarkullojnë në rrjet për mënyrën si Redi i siguron këto para. Teksa disa shpreheshin se merret me punë të pista, të tjerë komentonin se i ka marrë kredi, e të tjerë se ua ka marrë borxh njerëzve.

Por, si qëndron e vërteta? Eterna Entertainment ka postuar në rrjete sociale një foto të faturës së takimit, që nxjerr “bllof” Redin.

Në fakt, i gjithë takimi është i mbuluar nga produksioni i emisionit “Për’puthen”, ndërsa konkurrenti s’e ka futur fare dorën në xhepin e tij.

Gjithçka për show dhe klikime!

Artikulli paraprakPrivatizimi i ish-fabrikës së bukës, SPAK merr zyrtarisht të pandehur Arben Ahmetajn
Artikulli tjetërNdërpritet mësimi në Mamurras/ Aromë e rëndë në qytet, disa nxënës shfaqin probleme me frymëmarrjen