Ky është autori i vrasjes së 41-vjeçarit në Fier, lidhja e tyre

Policia e Vlorës ka ngritur postoblloqe në hyrje të autostradës për kapjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit Elton Javori në lagjen “16 prilli” të Fierit.

Advertisements

Mësohet se autori i ngjarjes është identifikuar nga policia dhe për kapjen e tij janë ngritur pika kontrolle në zona të ndryshme. Deri më tani dihet se autori është banues në Fier.

Po ashtu mësohet se shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë kanë të bëjnë me motive të dobëta, pasi autori dhe viktima Elton Javori mësohet se kishin lidhje krushqie.

Advertisements

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Artikulli paraprakMazhoranca e miratoi për 7 minuta, Berisha reagon për Buxhetin e 2024: Vjedhja më e madhe në historinë e vendit, ndëshkim i qytetarëve
Artikulli tjetërPrivatizimi i ish-fabrikës së bukës, SPAK merr zyrtarisht të pandehur Arben Ahmetajn