Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën me mediat, foli për raportin e Pisa-s, por edhe për miratimin e Buxhetin 2024 nga mazhoranca ditën e sotme për 7 minuta.
Advertisements
Berisha tha se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit dhe po ashtu buxheti i ndëshkimit të qytetarëve shqiptarë, nëpërmjet vjedhjes dhe taksave.
“Buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit. Buxheti i ndëshkimit të qytetarëve shqiptarë. Vjedhja është shtylla kryesore e këtij buxheti.
Advertisements
400 milion euro janë parashikuar në Porto Romano, që ky të vjedhë mbi 1 milion metra katrorë truall publik dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Qytetarët numërojnë kafshatën e bukës, nuk marrin dot ilaçet. Ne bëmë 3 seanca publike për buxhetin dhe faktuan aty se sa shkatërrimtar ishte ky buxhet” tha Berisha ndër të tjera.