Socialistët e goditur nga drejtësia, Rama: Ahmetaj i ka bërë punët që i kam kërkuar

Në Debat në A2 CNN, kryeministri Edi Rama foli dhe për zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste dhe maxhorancës që janë goditur nga drejtësia e re, mes të cilëve dhe për Arben Ahmetajn.

Advertisements

Rama u shpreh se Ahmetaj i ka kryer të gjitha detyrat e kërkuara teksa ishte në qeveri, teksa nëse ai ka pasur një agjendë të fshehtë për të përfituar, duhet të mbajë përgjegjësi personale për këtë gjë.

“Unë njerëz të mi kam Lindën, Grekun, Zahon, të gjithë të tjerët janë anëtarët e një familje politike, që e kanë kokën mbi supe dhe janë adult. Punët që i kam kërkuar Arben Ahmetajt i ka bërë. E vërtetë që e kam zgjedhur unë. Unë njerëzi i marr i mbështes për qëllimet e shpallura. Përgjegjësia ime është që të garantoj që ky vend të ketë drejtësi që shqiptarët të mos goditen pas shpine nga njerëz që iu japin votën”, tha Rama.

Advertisements

Artikulli paraprakBeleri dhe Memolla, drejtësia me dy standarde? Rama: S’ka krahasim, në qeli edhe kryetar për s*ks oral
Artikulli tjetërTre të vdekur nga të shtënat në Universitetin e Nevadës