Forca e Ligjit në Territor godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve n*rkotike në Sarandë. Se*uestrohen rreth 32 kilogramë lëndë n*rkotike ca*nabis sa*tiva. Në pranga 3 persona.
Advertisements
Advertisements
Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit në Territor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në vijim të punës hetimore për parandalimin e veprimtarive të ndryshme k*iminale, pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip “BMV X5”, drejtuar nga shtetasi E. K., (bagazh) u gjet një sasi me lëndë na*kotike e dyshuar e llojit c*nnabis sa*tiva me peshë totale prej 32 kilogramë.
N*rkotikët e Sarandës kanë bërë a*restimin e 3 shtetasve të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen:
Ç., 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë.
P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje).
K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5).
U bllokuan dhe u s*kuestruan në cilësinë e provave materiale:
një automjet tip BMW
një automjet tip Mercedes Benz
5 aparatë telefonikë celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve na*kotike, kryer në bashkëpunim”.