Kryeministri Edi Rama u ka shpallur “l*ftë” analistëve të njohur si Ylli Rakipi, Artur Zheji, Andi Bushati apo Çim Peka duke i ka cilësuar si “gjobaxhinj” dhe “Kadrinj” të cilët për hir të interesave të veta godasin qeverinë, ndërsa dhe këta të fundit nuk kanë lënë pa i kthyer përgjigje.
Advertisements
Mbrëmjen e sotme Zheji, i ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt ka treguar një histori të rrallë, kur ka qenë bashkë me Ramën.
Zheji është shprehur se e ka marrë Ramën në biçikletë dhe kanë shkuar te një shoqe, ku kanë pirë verë dhe kanë bërë shumë gallatë por vetëm kaq, siç ka thënë ai sepse ishte mesi i ditës.
Advertisements
“E di ti që e kam marrë me biçikletë unë atë shokun që kemi kryeministër sot? Kishim shkuar një herë te një shoqe e atij, kishim pirë pak verë.
E çova unë. I thashë duhet të shkosh patjetër se je shumë interesant dhe do e takosh atë. E cova, babi i asaj gocës ishte në gjumë se kishte baçe. Na e hapi motra e saj e vogël derën, hymë dhe bëmë një gallatë të paparë. Nuk bëmë gjëra të tjera se ishte mesi i ditës”, ka thënë analisti Artur Zheji.