Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është përplasur me gardistët në godinën e Kuvendit, një orë para nisjes së seancës për miratimin e Buxhetit.
Advertisements
Kujtojmë që opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar një qëndresë të fortë nga deputetët që mbështesin atë në seancën e sotme.
Deputetët e PD në momentin që i janë afruar derës së Kuvendit për t’u futur në sallë, janë përballur me një numër të madh gardistësh, të cilët i kanë ndaluar për t’i ushtruar kontroll të imtësishëm.
Advertisements
Pasi disa prej tyre kanë hyrë në sallë, ata kanë tentuar të grumbullojnë e deputetëve të mazhorancës në foltore, ashtu siç kanë bërë edhe në seancën e fundit, por nuk janë lejuar nga garda dhe aty ka nisur një përplasje fizike.