Olta Gixhari vendos këngën e Luana Vjollcës live në Dancing with the Stars, reagimi i Bora Zemanit nuk duhet humbur(Video)

Mbrëmjen e sotme, Graciano Tagani ka kërcyer bashkë me Atalanta Kërçykun në ritmet e këngës Gasolina. Ndonse teksa jepnin komentet juria, Olta Gixhari ka thënë: Po pse nuk e keni bërë me këngën Benzina ju, kemi këngët tona të bukura shqiptare.

Advertisements

Nuk ka ngurruar dhe Olta ka vendosur live nga telefoni këngën e Luana Vjollcës Benzina duke thënë se është këngë shumë e bukur e mbase balerinët nuk hulumtojnë aq sa duhet për të gjetur këngët. Teksa në skenë ka rënë qetësia, Bora i ka premtuar Oltës se javën tjetër do të ketë këngë shqiptare.

Rikujtojmë se Luana u largua nga Top Channel pas 15 vitesh duke u bashkuar televizionit Klan me programet Zemër Luana dhe Love Island Albania.

Advertisements

Artikulli paraprakDetaje dalin nga tritoli në Kamëz, dy persona e vendosin lëndën plasëse në 4 të mëngjesin në lokal
Artikulli tjetërIkonë e festivaleve në vitet ’90, feston sot 69-vjetorin e lindjes, për cilën këngëtare shqiptare bëhet fjalë