Përplasen dy trena në Serbi, deri më tani regjistrohen 20 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Serbi.

Advertisements

Bëhet me dije nga mediat e huaja se dy trena, njëri pasagjerësh dhe tjetri mallrash janë përplasur. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 20 pasagjerë.

Ngjarja ndodhi në Ratkovë, afër zonës së Oxhacit, teksa të lënduarit janë duke u transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Advertisements

Në këtë aks rrugor është ndërprerë qarkullimi i trenave ndërsa qytetarët e pa lënduar do të vazhdojnë udhëtimin e tyre me autobus. Ndërkohë autoritetet serbe kanë nisur një hetim zbardhjen e rrethanave.

Artikulli paraprakDardha e Korçës zbardhet nga Dëbora(Foto Lajm)
Artikulli tjetërToke këtu! Sylvinho u hidhet në qafë tifozëve nga gëzimi (VIDEO VIRALE)