Akuzohet se shisnin drogë, vendosen në pranga dy të rinj! 23-vjeçarit i gjenden në banesë mbi 20 mijë paund dhe 30 mln lekë

Policia ka vendosur në pranga dy të rinj të cilët akuzohet se ishin të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës.

Advertisements

Në pranga kanë rënë 23 vjeçari Andrea Bizdani dhe 24 vjeçari Florjan Kërkuta, të dy banues në Kuçovë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Andrea Bizdani u gjetën 20.600 paund dhe 3.000.000 lekë të reja të dyshuara të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si edhe një elektroshok

Advertisements

Ndërsa në banesën e 24-vjeçarit u gjetën 2 shkopinj metalik.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat/Hetime proaktive dhe kontrolle në terren, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët nga hetimet në kuadër të megaoperacionit, rezultojnë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës.

Sekuestrohen 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë, të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok dhe 2 shkopinj metalik.

Si rezultat i hetimeve intensive, të ndjekura me metoda proaktive, nga Policia dhe Prokuroria e qarkut Berat, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat vunë në pranga shtetasit A. B., 23 vjeç dhe F. K., 24 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

Nga hetimet rezulton se këta 2 shtetas janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës. Nga kontrollet, në banesën e shtetasit A. B. u gjetën 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok, ndërsa në banesën e shtetasit F. K., u gjetën 2 shkopinj metalik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKush është shqiptari që u kap me kokainë në “BMW” në Mal të Zi?(Emri)
Artikulli tjetërSpartak Ngjela zbulon shifrën e “çmendur”: Rama duhet të kërkojë qera për marrëveshjen me Italinë