Kombëtarja shqiptare e futbollit niset sot drejt Moldavisë, aty ku nesër në 18:00 luan sfidën e fundit kualifikuese të grupit E për Euro 2024 kundër vendasve. Një pikë mjafton që kuqezinjtë të kalojnë më tej, teksa festa ka nisur mes lojtarëve dhe stafit të ekipit.
Advertisements
Shkak për këtë është bërë ditëlindja e Taulant Seferit. Lojtari i Baniyas mbushi 27 vjeç dje, me stafin që i kishte përgatitur një surprizë sulmuesit. Pasi fiku dritat e tortës, anësori nga Kumanova nuk mund të mos këndonte “himnin” e këtyre kualifikueseve.
Advertisements
“Gjermania o mor vëllezër nuk është si përpara”, këndon Seferi, që duket se ia ka dedikuar këtë këngë Etrit Berishës. Mes urimeve për ditëlindjen e Seferit, vetë lojtari kërkon që nesër të marrë nga grupi dhuratën më të shtrenjtë, atë të kualifikimit për herë të dytë në një turne si Europiani.