Ujë me “pikatore” në Babicë, 200 familje furnizohen 1 herë në 48 orë

Mbi 200 familje në fshatin Babicë të Vlorës prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Vetëm 13 km larg qytetit bregdetar, në brendësi të fshatit përballësh me një sërë problemesh infrastrukturore.

Advertisements

Mungesa e investimeve ndër vite ka bërë që shumica e banorëve të largohet nga fshati duke sjellë edhe shpopullimin e tij.

Euronews Albania ishte në Babicë, ku pyeti nga afër banorët e këtij fshati. Të gjithë tregojnë problemet që kanë më ujin e pijshëm prej shumë vitesh.

Advertisements

“Një orë në 48 orë vjen uji, një ditë po një ditë jo, nga një orë. Kështu kemi qenë ne gjithmonë. Nuk kemi pasur zgjidhje”, thotë një banor.

“Nuk ka ujë Babica, është problem, probleme me banjat dhe me ujin. Kur të kaloni atje të veni të shikoni se kanali nuk ka pikë ujë dhe po kërkojnë për të shpuar. Këtu tallen me neve, tallen. Ne ikim tani, kemi kohën e ullirit, nuk dimë ku të vijmë të shpëlahemi. Është shumë problem I madh, është shumë e vështirë. Çfarë kanë bërë? Nuk ka pasur 30 vjet një tender kjo Babica?” thotë një tjetër.

Banorët gjithashtu të irrituar shprehen se kanë drejtuar gjithmonë kërkesa ndaj bashkisë, por asnjëherë nuk kanë marrë zgjidhje, sepse fshati nuk furnizohet me ujë në mënyrë konstante.

Rrjeti hidrik është ndërtuar në vitet 90’ dhe nuk shpërndan ujin në banesat e zonës, ndërsa ndër vite ai është amortizuar.

“Tubat janë të kalbur, pjesa më e madhe e ujit ikën dëm. Sot kishim ditën e ujit ne, as sot s’erdhi. Domethënë, këtë muaj ne kemi marrë një ditë ujë të turbullt. Nga data 1 nëntor sot është data 14 nëntor pa ujë”, thotë një banor.

Banorët tregojnë se e paguajnë ujin, por nuk e kanë këtë shërbim prej vitesh. Mesa duket fshati Babicë vuan ende nevojat për kushtet elementare të jetesës.

Artikulli paraprakA do të paraqitet në seancën e Apelit në GJKKO? Berisha jep përgjigjen e prerë
Artikulli tjetërÇudira shqiptare! Nxënësi i thyen krahun me karrige, drejtoresha pezullon mësuesin