Më 20 Nëntor në ora 09:00 do të mbahet seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Advertisements
Mirëpo, a do të jetë i pranishëm ish-Kryeministri Berisha në këtë seancë?
Një një konferencë për mediat, kryedemokrati Berisha është shprehur se nuk ka marrë asnjë kërkesë në lidhje me seancën në Apel.
Advertisements
Pyetje: Seanca e Apelit është caktuar në orën 9 të mëngjesit, ditën e hënë që përkon me kërkesën e paraqitjes ndaj jush meqë është e hëna e tretë e këtij muaji, a do të shkoni, apo do të dërgoni avokatët?
Sali Berisha: Nuk kam marrë asnjë kërkesë. Avoketërit janë të autorizuar që të ndjekin procedurën sepse nuk e kam të lehtë unë që të vendos për një qëndrim parashtetëror. Nuk mund ta vendos kurrë unë atë. Avoketërit i kam autorizuar dhe ata në respekt të kësaj porosie, u paraqitën në gjykatë, i kërkuan dorëheqjen, i dhanë mundësinë që të shpëtonte fytyrën gjykatësja Gjoka, por ajo nuk pranoi.