Gjykata vendos sekuestro mbi kompaninë “Air Albania”, bllokohen aksionet

Gjykata vendos sekuestro konservative mbi kompaninë “Air Albania”.

Advertisements

Kompania Air Albania është vendosur në sekuestro për shkak të borxheve të papaguara. Në Qëndrën Kombëtare të Biznesit është depozituar një shkresë ekzekutimi nga zyra përmbarimore Bailiff Services Albania për vendosjen e sekuestros konservative mbi aksionet e Air Albania, me qëllim mostjetërsimin e tyre deri në shlyerjen e borxheve.

Sekuestro mbi kuotat është vendosur për llogari të Sinan Isik, ish numrit 2 të Air Albania. Isik ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Air Albania nga gushti i vitit 2018 deri në fund të vitit të kaluar.

Advertisements

Nuk dihet se sa është shuma e borxheve që Air Albania ka ndaj Isik, por në urdhrin e sekuestrimit të aksioneve thuhet se kompania nuk ka paguar detyrimin edhe pas njoftimit zyrtar. OraNews

Artikulli paraprak‘Çmendet’ moti në Europë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në disa zona
Artikulli tjetërA do të paraqitet në seancën e Apelit në GJKKO? Berisha jep përgjigjen e prerë