Një skandal seksual në burgun Lantin, burgu më i madh në vend, po shkakton tronditje në Belgjikë.
Advertisements
Sipas mediave belge, në skandal janë përfshirë zyrtarë të burgut, burra dhe gra që kanë marrë pjesë në mbledhjet e grupeve brenda dhe jashtë burgut.
Po ashtu, faqja ‘Sudinfo’ bën të ditur se në mesin e emrave të lidhur me rastin është edhe ai i një këshilltari komunal.
Advertisements
Në mënyrë të veçantë, flitet për gjithsej dhjetë punonjës, mes të cilëve tre gra, të cilat kur organizonin takime jashtë burgut, zgjodhën shtëpinë e njërit prej pjesëmarrësve, me arsyetimin se kishte një xhakuzi të madh.
Një hetim i brendshëm për rastin është në vazhdim.