“300 dollarë për 1 vrasje”, gazetari: Vendi ku jeta vlen shumë pak

Gazetari Eni Ferhat tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se nga informacionet që ka polica në Ekuador mund të gjesh personazhe nga çdo krahinë e Shqipërisë.

Advertisements

Ai tregoi se shqiptarët e zhvendosur atje kanë krijuar familje dhe rrjetin e tyre dhe çdo shqiptar që tenton të bëhet pjesë e rrjetit ekzekutohet.

“Në portin e Durrësit çdo kontejner që vjen nga Amerika Latine cilësohet me risk të lartë dhe kontrollohet. Nga informacionet që ka polica në Ekuador mund të gjesh personazhe nga çdo krahinë e Shqipërisë, gjen nga Elbasani, Dibra që janë rezidentë atje. Janë zhvendosur atje, kanë krijuar familje kryesisht me gra vendase. Niveli i jetesës atje është shumë i ulët dhe një vrasje me pagesë kushton 300-500 dollarë”, tha gazetari.

Advertisements

Artikulli paraprakParashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju
Artikulli tjetër“Ku q* unë për qytetarët! S’dua t’ia di”- Pacienti denoncon mjekun se shet metadon nën dorë: Është arrogant, më kap për fyti, më ofendon dhe…