“Opozita gati për të shkuar drejt çdo akti”/ Çfarë po paralajmëron Gaz Bardhi?

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se në mbledhjet e tyre të grupit i kanë marrë vendimet unanime, ndërsa theksoi se ata janë gati për të shkuar drejt çdo akti.

Advertisements

“Zgjidhja e kësaj problematike nuk është çështje e kësaj gjykate, por e secilit prej nesh. Pjesa dërrmuese e anëtarëve të PD, e kanë treguar përgjegjshmërinë. Qëndrimin tim për ngërçin e dini, kërkon vendimmarrje të guximshme të strukturës së partisë. Opozita gati për të shkuar drejt çdo akti. Opozita është e bashkuar në aksionin e vetë në Parlament dhe në aksionin e saj jashtë parlamentit. Çdo deputet e ka për detyrë që të zhvillojë takime me qytetarë. S’ka asnjë ndalesë për t’u bashkuar asnjë me askënd.”, tha Bardhi.

Pyetjes nëse ka pasur kosto për PD, kandidimi i Belerit në zgjedhjet për kryebashkiak, Bardhi tha; “Ajo është çështje që nuk do të duhet të cënojë marrëdhënies mes dy vendeve.”. Duke u ndalur sërish te qëndrimi opozitar, Bardhi shtoi se; “Qëndrime im ndaj kësaj çështje është se kushdo që është në opozitë me Ramën, dhe i bëj thirrje kolegëve që t’i kthehen misionit opozitar. Edhe Basha është i mirëpritur. Përsa kohë e ka humbur rrugën…Dikush mund të ketë një ide tjetër. Në grupin parlamentar vendimet i marrim me shumicë. Jemi të detyruar që të bëjmë atë që duhet si strategji. Objektivi duhet të jetë ai që të na bashkojë.”.

Advertisements

Artikulli paraprakSi e kaloi testin e zemrës Dwamena në Shqipëri? Kardiologu që e vizitoi thyen heshtjen, zbulon fakte të reja ndaj lojtarit të Egnatias
Artikulli tjetërBota e kinematografisë në zi, ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare, producenti i serialit të njohur