Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë vendimin lidhur me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Advertisements
Sipas KQZ-së, kryebashkiakut të Kuçovës nuk i rrezikohet humbja e mandatit.
Kujtojmë se Kreshnik Hajdari rezultoi se kishte fshehur një dënim prej 4 muajsh për kalim kufiri në Greqi në mënyrë të paligjshme, ndërsa vetë ai ka thënë se nuk e dinte për këtë dënim.
Advertisements
“Detyrimi i subjekteve është për të deklaruar shkaqet, kur ka shkaqe që e ndalojnë të marrë funksione publike. Jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklaruaes, tashmë kryetar i bashkisë së Kuçovës ka paraqitur formularin e deklarimit dhe disa të dhëna. Ai nuk ka paraqitur një të dhënë, pasi me një vlerësim të tij ka qenë e panevojshme ose e ka harruar kjo nuk ka rëndësi në arsyetimin tonë. Por kjo e dhënë tashmë nuk përbën, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin. Ngelet diskutimi i faktit që nuk e ka deklaruar”, tha ndër të tjera Celibashi.