Vdekja tragjike e kapitenit në fushë, agjenti i Dwamenas: Ai besonte në Zot, jo në shkencë!

Vdekja tragjike në fushë e Raphael Dwamena bëri bujë në të gjithë botën. Ndoshta ajo do të shërbejë si pikënisja për masa më strikte në kontrollin e sportistëve, por edhe në debatin se kush duhet ti marrë vendimet kur çështja lidhet me shëndetin e tyre.

Advertisements

Dy vite më parë, Dwamenës iu implantua një defibrilator, njëlloj si Christian Eriksen, por agjenti Philippe Degen tregon, se as pajisja mjekësore nuk arriti ta ndihmonte.

“Dwamenën e dua si djalin tim… Ishte njeri i mrekullueshëm, e dua shumë. Ai nuk donte të hiqte dorë nga futbolli, kishte shumë opsione. Ai mund të ishte bërë agjent, trajner apo ambasador.

Advertisements

Të gjithë e lutëm të ndalonte, e dinim se zemra e tij po dobësohej gjithnjë e më shumë dhe ishte si një bombë me sahat. Çdo person tjetër do të tmerrohej në një gjendje të tillë, por në vend të shkencës, ai besonte te Zoti”- tha Degen.

Gjatë karrierës së tij, Dwamen luajti për Red Bull, Austria Lustenau, Cyrih, Levante, Zaragoza, Weil, Linz, Old Boys dhe Engatia, ndërkohë ai kishte luajtur edhe nëntë ndeshje dhe shënoi dy gola për kombëtaren e Ganës.

Artikulli paraprakVdekja e 3-vjeçarit/ Avokati: Mjeku Xhaxho mund të dënohet me shërbim prove, pa burg
Artikulli tjetërKryebashkiaku i Kuçovës rrezikon shkarkimin, çfarë pritet të vendosë sot KQZ për Kreshnik Hajdarin