Vdekja e 3-vjeçarit/ Avokati: Mjeku Xhaxho mund të dënohet me shërbim prove, pa burg

Avokati Arbër Hoxha ishte këtë të martë i ftuar në “Good Morning Albanians”, ku ka folur për rastin e djalit 3-vjeçar Brian Spahiu, i cili vdiq pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për dhëmbët në klinikën e mjekut, Roland Xhaxho. Referuar ekspertizës mjeko-ligjore, djali ka humbur jetën pasi anestezia i ka sjellë isuficencë multiorganore.

Advertisements

Lidhur me këtë rast avokati Hoxha, shpjegoi në Euronews Albania se si mund të dënohet mjeku Xhaxho. Ai tha se ekziston edhe mundësia që mjeku të dënohet me shërbim prove.

“Është e qartë që shkaku i vdekjes ka qenë dhënia e anestezisë, në këto kushte ëhstë e provuar lidhja shkakësore. Neni 96 i kodit penal parashikon një dënim nga 30 ditë deri në 5 vite burg. Në paragrafin e dytë parashikohet nëse është shkaktuar sëmundja e HIV-AIDS parashikohet një dënim nga 3-7 vite burg. Pjesa e dytë ka të bëjë me dënimet plotësuese, si heqja e licencës profesionale deri në 5 vite.

Advertisements

Kjo mund të jetë e pamjaftueshme për familjarët, por ky është kodi penal. Në këto kushte nuk mund të shlyhet dënimi me gjobë. Kodi penal parashikon që për rastet e dënimit deri në 5 vite burg, mund të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim dhe vendosja e të dënuarit në provë, ku mund të kryej shërbime publike”,-tha avokati Arbër Hoxha.

Artikulli paraprakPublikohet një pjesë nga filmi i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, ja kur do të dali në kinema(Video)
Artikulli tjetërVdekja tragjike e kapitenit në fushë, agjenti i Dwamenas: Ai besonte në Zot, jo në shkencë!