Shqipëria po e pret “krahëhapur”, Italia nis letrat! Kush do ta “rrëmbejë” “mbretin” e kokainës?

Italia hedh hapin e parë për ekstradimin e Dritan Rexhepit, që u arrestua në Stamboll. Autoritetet në Firence kanë bërë gati dosjen për t’ja nisur Turqisë. Ai akuzohet si kreu i një karteli ndërkombëtar droge.

Advertisements

Rexhepi akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Nda tij, rëndojnë edhe akuzat e vrasjes me dashje dhe rrëmbimit të personit, falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje.

Dritan Rexhepi, i arrestuar në Stamboll për llogari të drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane, ka një sërë dënimesh dhe akuzash të ngritura në drejtim të tij.

Advertisements

Ai është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e dy personave me armë zjarri më 6 janar të vitit 1999. Por edhe pse kishte një dënim në ngarkim të tij, ai ishte në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare.

Rexhepi gjithashtu akuzohet si organizator dhe porositës i pengmarrjes së Jang Prengës (i cili më pas ndërroi jetë), pasi vëllai i tij, i cili ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, nuk kishte dorëzuar një sasi prej 260 kilogramësh kokainë.

Në vitin 2020, Interpoli botoi disa fotografi të Rexhepit, nga brenda burgut në Ekuador, ku vuante një dënim për trafikim të lëndëve narkotike. Rexhepi dyshohet se është drejtuesi i rrjetit të trafikut të kokainës drejt Europës, rrjet i shkatërruar në vitin 2020 nga një operacion i Europol dhe policia italiane, ku u përfshi ndër të tjera edhe Policia e Shtetit.

Ai është arrestuar në vitin 2014 me 240 kg kokainë në Ekuador, por dyshohet se drejtonte nga qelia operacionet e trafikut të kokainës. Gjithashtu nga Ekuadori u arratis. Ku do të ekstradohet tani, në cilin shtet?

Artikulli paraprakHumbi jetën në fushë gjatë ndeshjes Egnantia-Partizani/ Trupi i Dwamena drejt Rinasit, ja ku do të prehet 28-vjeçari
Artikulli tjetërIsh-kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj paraqitet në SPAK! Çfarë deklaronte deputeti i PS për projektin e inceneratorit