Vjen letra nga Greqia! Kryebashkiaku i Ramës drejt shkarkimit nga detyra

Një tjetër kryetar bashkie socialist drejt shkarkimit. Bëhet fjalë për të Kuçovës. Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në Greqi.

Advertisements

Në përgjigje që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se Hajdari është dënuar me dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë.

Sipas vendimit, Hajdari është dënuar me 4 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në gjobë me vlerën e 1500 dhrahmive, vendim i marrë më 23 qershor të vitit 1999.

Advertisements

Vendimi i Zyrës së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme tanimë është në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cilit pritet që gjatë mbledhjes së të martës të vendosë për mandatin e socialistit Hajdari, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Kuçovës më 14 maj.

Artikulli paraprakAskush s’guxon t’ia përmendë emrin, Artan Hoxha: Kush është bosi më i madh i kokainës, lëvizi 32 ton në verë
Artikulli tjetërTë shtëna me armë në Teksas, vritet një fëmijë, 4 të plagosur