“Çfarë pret sot?”; Ina puth Ilirin duke kërcyer: E shikon sa e lehtë jam…

Mbrëmjen e së premtes, gjatë spektaklit të kërcimit pati shumë surpriza, ku një ndër to ishte dhe këngëtari, Alban Skënderaj, si i ftuar special.

Advertisements

Mbas performancës së Ina Kollçakut, të gjithë anëtarët e jurisë e konsideruan si performanca më e mirë e saj, ndërkohë që pati disa ngacmime mes saj dhe Ilirit.

Në mbrëmjet e kaluara, të dy janë “përplasur” shpesh me njëri tjetrin, dhe mënyra se si po i flisnin së bashku i habiti të gjithë.

Advertisements

Prezantuesja, Bora Zemani i kërkoi të dyve që të putheshin në faqe për tu pajtuar, dhe Ina shkoi pranë jurisë dhe duke kërcyer “Salsa”, i dha puthjen Ilirit.

Një pjesë nga biseda:

Ina: E pash gjatë intervistës që po jepja para spektaklit dhe më pyeti se “Çfarë pret sot?”, dhe i thash që isha gati të dal para jurisë dhe të them “mami babi kujdes sot se na kanë ardhur njerëz, mos të lejmë nam.

Bora: A je e kënaqur me pikët?

Ina: Jam një njeri tjetër, nuk do i shikoj pikët.

Iliri: Mbaji mend këto fjalë, siç nuk mbajte mend puthjet nga puntata e parë.

Ina: Nuk të putha ty?

Iliri: Tjetër gjë the, tjetër gjë bëre

Bora: A do e kemi dhe një puthje sot? Pajtohuni tamam more.

Ina: Mund ta bëj edhe me salsa. E sheh sa e lehtë jam o Ilir

Iliri: Je shumë e lehtë!

Artikulli paraprakMjeshtri i arratisjeve/ Si e hapi tre herë derën e burgut Dritan Rexhepi?
Artikulli tjetër“E vetmja gjë që do ndryshoja”, Elsa Lila flet për vrasjen e nënës në vitin 1997: Do doja ta kisha edhe sot