FOTO/ Ky është shqiptari që u ekzekutua në makinë

Publikohet fotoja e Arjanit Rizajt, shqiptarit që u vra me armë në Guayaquil të Ekuadorit. Ngjarja ka ndodhur më 9 Nëntor rreth orës 20:30. Sipas mediave ekuadoriane, shqiptari u ekzekutua teksa ndodhej brenda makinës së tij të parkuar, sipas mediave.

Advertisements

Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qenë me motor. Pas ekzekutimit, ata u larguan me shpejtësi me të njëjtin mjet. 53-vjeçari u qëllua me 9 plumba pistolete. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se Arjanit Rizaj ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në spitalin ‘Luis Vernaza’, për të takuar të atin e saj që ishte i shtruar aty.

Dëshmitarët, të tmerruar nga skena makabre, tentuan të ndihmonin 53-vjeçarin. “Po i rrjedh gjak, është gjallë, hapni derën… Po vdes! Kujdesu për të! Thirrni policinë!”  dëgjohen të bërtasin disa persona. Por edhe pse spitali ishte aty pranë, fatkeqësisht Arjanit Rizaj nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve.

Advertisements

Bashkëshortja e viktimës u tha hetuesve se Arjanit Rizaj nuk punonte dhe se në vend qëndronte pa dokumente legale. Sipas saj, 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose persona të tjerë nga Shqipëria.

Policia ekuadoriane është duke hetuar shkaqet e vrasjes. Vrasja e Arjanit Rizajt ka ndodhur në të njëjtën ditën kur në Turqi u arrestua Dritan Rexhepi, i kërkuar nga Shqipëria dhe Italia për një sërë veprash të rënda penale që nga ajo e vrasjes me dashje, rrëmbim e deri tek trafiku ndërkombëtar i drogës. Dritan Rexhepi ishte larguar nga Ekuadori drejt Turqisë.

Artikulli paraprakMakina bëhet “copë-copë”, burrë e grua e dhanë frymën e fundit në asfalt
Artikulli tjetërHoroskopi 11 Nëntor 2023, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj