Aksident në Rrugën e Arbrit/ Raportohet për të plagosur, njëri nga mjetet largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në By-passin e Rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize të Tiranës.

Advertisements

Në vendin e ngjarjes ndodhet një automjet i aksidentuar dhe i braktisur, që dyshohet të jetë përplasur me një tjetër mjet.

Në vendin e ngjarjes duken pjesët e thyera edhe të makinës së dytë, ndërsa ajo është larguar nga aty.

Advertisements

Banorë të zonës thanë se në mjetin tip Benz, që ka mbetur në vendin e ngjarjes ka të dëmtuar të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore me autoambulancë drejt Klosit.

Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes është nisur një patrullë e policisë rrugore të Tiranës.

Kujtojmë se në vendin e aksidentit të sotëm, kanë ndodhur me dhjetëra përplasje automjetesh për shkak të kthesave shumë të forta dhe rrugës së ngushtë. Situata më problematike bëhet gjatë ditëve me shi.

Artikulli paraprakBllokohen 270 ton oriz në portin e Durrësit, ishte i mbushur me larva! Ja kujt kompanie i përket
Artikulli tjetërRënie temperaturash dhe reshje dëbore, meteorologia Lajda Porja zbulon ditën më të ftohtë: Ja zonat më problematike