“Më goditi kolegu im”- Nënkryetari i PD pas sherrit me Dashnor Sulën: Përfundova viktimë e përplasjes në Kuvend! Ka një aleancë që opozita të heshtë!

Nënkryetari i PD dhe deputeti, Kreshnik Çollaku, i cili u përfshi në një debat dhe përplasje të ashpër me kolegun e tij, Dashnor Sula, e konsideron si një incident të turpshëm. Në një komunikim për mediat, ai u shpreh se sot “ra pa dashje viktimë e një përplasje në Kuvend”.

Advertisements

Çollaku: Jam i detyruar të dal publikisht dhe të sqaroj opinionin publik dhe qindra mesazhet e shqetësuara që po marr nga votues të mi, lidhur me incidentin e turpshëm që ndodhi në Kuvend.

Në një sulm të pakuptueshëm verbal, që pastaj përfundoi me goditje fizike, deri dje mendoja se ishim në kauza të përbashkëta, realizoi një skenë që turpëron cdo deputet.

Advertisements

Unë e kuptoj se çfarë po ndodh. Ka një vullnet për të heshtur opozitën. Ka një aleancë për të heshtur, ashtu sic bënë më rezolutën e Kosovës.

Nuk është shqetësimi im politik, por njerëzor. Si mund të degradojë jeta parlamentare deri në këtë pikë. Unë dhe kushdo si unë duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë, viktimës e të cilës padashur përfundova unë.

Dua ti them të gjithëve, qoftë atyre që humbasin arsyen, qoftë atyre në pushtet që fërkojnë duart kur opozitës në parlament i mbyllet goja në këto forma, i them se i kanë bërë llogaritë gabim.

Artikulli paraprak“Pseudo-humorist! U ulën malet, u ngritën halet”- Aktori i njohur sulmon Ermal Mamaqin: Ofendon figurat e artit, që nuk zvarriten si larva dhe i lëpihen çdo lloj pushteti
Artikulli tjetër‘Çmendet’ moti/ Autoritetet dalin me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët në Vlorë, ja vendimi urgjent