Neglizhenca në mënyrë të gabuar e hetimit dhe mosadministrimi në kohë i provave materiale, lidhur me ngjarjen e përdhunimit të 26-vjeçares D.M në Vlorë, ka sjellë pezullimin nga detyra dhe bllokimin e daljes jashtë shtetit të dy oficerëve të çështjes, Ervis Cipa dhe Ornela Hajrulla.
Advertisements
Gjatë hetimeve të kryera nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Vlorës, ka rezultuar se dy oficerët kanë kryer një hetim të gabuar, duke rrezikuar të sjellë pasoja parikuperueshme në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
“Ora News” raporton se gjatë kryerjes së veprimeve, oficerët nuk i kanë sekuestruar aparatet telefonike dy personave të arrestuar, Albi Ceno dhe Oltjan Tahirit.
Advertisements
Telefonat e dy personave policët ja kanë dorëzuar familjarëve, ndërsa nga ana tjetër kishin njoftuar arrestimin e tyre.
Vetëm pasi dosja hetimore ka mbëritur në prokurorinë e Vlorës dhe kur prokurorët kanë kërkuar kryerjen e ekspertimit kompjuterik të telefonave, është mësuar se në dosje nuk ndodheshin telefonat e dy personave të arrestuar.
Prokurori ka kërkuar nga oficerët Cipa dhe Hajrulla, që të dorëzonin aparatet e telefonit të dy të arrestuarve, por prej tyre kanë marë përgjigjen se telefonat ia kishin kthyer familjarëve të Tahirit dhe Cenos.
Nisur nga kjo situatë, prokurorët kanë urdhëruar familjarët që do dorëzojnë në mënyrë urgjente dy aparatet telefonike që Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri, kishin përdorur mbrëmjen e 21 Tetorit, ku kanë abuzuar seksualisht me 26-vjeçaren D.M.
Dyshimet e hetuesve të prokurorisë së Vlorës, janë se brenda këtyre telefonave mund të gjenden video dhe foto, të kryera gjatë momentit të abuzimit seksual me vajzën 26-vjeçare.
Këto dyshime vijnë pas informacioneve operative që ka mbledhur policia dhe prokuroria. Ndërsa do jetë ekspertiza kompjuterike që do saktësojë nëse ka vërtet video apo foto tek këto telefona ose jo.
Por hetuesit thonë se shpresat për gjetjen e videove kompromentuese janë të zbehta, pasi ato mund të jenë fshirë gjatë periudhës kur telefonat kanë qëndruar në dorë të familjarëve.
Njëherësh oficerët gjatë trajtimit të kësaj dosje penale, nuk kanë çuar në kohën e duhur ekspertizat mjeko-ligjore, për analizimin e mostrave të gjakut të sekuestruara në dhomën nr.201 të hotelit dhe analizimin që përcakton nëse vajza është abuzuar seksualisht ose jo.
Të shtunën e 21 tetorit 2023, 26-vjeçarja nga Vlora u gjet në gjendje të rëndë pa ndjenja në Rrugën Transballkanike në Vlorë, pranë një hoteli.
Një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Albi Ceno dhe Oltjan Tahirit ndërsa ishte shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin.
Ndërkohë më 24 tetor 2023 policia njoftoi se vijonte puna për arrestimin e një personi të katërt, Vilion Kapaj, 36 vjeç për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës.
Dy ditë më parë, 2 nentor, përfaqësues të shoqërisë civile protestuan para prokurorisë së Vlorës duke kërkuar mbrojtjen e viktimës së dhunës seksuale dhe dënimin maksimal të autorëve.