Vendi ynë prej ditës së djeshme është përfshirë nga një mot i rënduar, me rrebeshe shiu dhe erë të fortë, që ka shkaktuar jo pak probleme në të gjithë vendin.
Advertisements
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masa, duke ndaluar dhënien e lejs-nisjes, për të gjithë mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit, po ashtu janë njoftuar mjetet e vogla që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Advertisements
LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARRJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATËS 05.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT.
2. JANË NJOFTUAR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARRJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 datë 05.11.2023./abcnews.al