Gjesti i Ilir Shaqirit që nxorri nga vetja Fifin: Mos me atë dorën, ça thua ore

Skena e “Dancing With The Stars” është kthyer në një arenë dyluftimi, me yjet e ndara në dy skuadra. Gjykimi i jurisë ka ngjallur debate të forta. Një moment edhe Fifi është kapur me Ilir Shaqirin, i cili me dorë ka bërë një gjest duke treguar se fjalët janë të tepërta aty ku punohet.

Advertisements

Bora: Fifi, si je ndjerë gjatë kësaj jave?

Fifi: Shumë mirë. Unë mendoj që ku ka prova ka zhurmë, ku ka zhurmë ka punë. Ilir mos me atë dorën.

Advertisements

Iliri: Ku ka prova, ku ka punë, nuk ka fjalë.

Fifi: Ça thua ore?

Iliri: Juve jeni të gjithë nxënës amator që po ju mësojnë gërmën “a” të kërcimit dhe duhet të respektoni koreografët. Jo të dilni mbi ata me individualizmat tuaj.

Fifi: Kur ka folur Dioni nga ana profesioniste ne e kemi dëgjuar të gjithë. Sikurse e tha Xhuli, ne jemi të gjithë karaktere të forta dhe nuk durojmë dot të na urdhërojnë.

Iliri: As balerinët profesionist?

Fifi: Jo, ka qenë kur ka folur Xhuli, jo profesionistët.

Artikulli paraprakIdentifikohet 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Durrës, reagon policia dhe zbardh detajet e reja
Artikulli tjetërTensionohen marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit, Ankaraja tërheq ambasadorin saj nga Tel Aviv