Hiqini urgjent makinat e braktisura që kanë zënë rrugët dhe sheshet ose do t’i marrë policia

Makinat e braktisura në rrugët e Tiranës pritet që shumë shpejt të zhvendosen. Policia rrugore në bashkëpunim dhe me ministrinë e brendshme janë në fazën e studimit për një terren të posaçëm ku do të vendosen të gjithë mjetet.

Advertisements

“Jemi në fazat e studimit, në fazat e përgatitjes për të marrë një terren relativisht të madh, sepse bëhet fjalë për 20 mijë metra katrorë, ku do të akomodohen e gjithë kjo kategori. Aty do të mblidhen jo vetëm mjetet e braktisura, por edhe mjetet të cilat janë prova materiale, por dhe mjetet të cilat kanë mungesa dokumentacioni”.

Specialisti i Qarkullimit Rrugor Gerhard Baka thotë se janë rreth 1 mijë automjete të evidentuara që ose janë prej muajsh në të njëjtin vend, ose pronarët kanë zgjedhur rrugën për të reklamuar shitjen.

Advertisements

“Nga studimi që ne kemi bërë, mund të themi që rreth 1 mijë makina mund të jenë të konsideruara të braktisura në të gjithë territorin e kryeqytetit. Në momentin që neve do të na krijohet hapësira dhe mundësitë për të filluar aplikimin e këtyre masave, atëherë veprohet në këtë mënyrë që i vihet njoftimi dhe brenda dy javësh zotëruesi ligjo i mjetit ka detyrimin ta spostojë mjetin nga ai ambient, në rast të kundërt do veprojmë ne me mjetet tona ngritëse”.

Kjo situatë ka agravuar ndër vite duke bërë që të zihen hapësirat publike, ndërsa një aksion i ngjashëm ka nisur edhe në vitin 2014 ku pati rezultat. /OraNews

Artikulli paraprakFeston 60-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilën aktore të mirënjohur shqiptare bëhet fjalë
Artikulli tjetërPas përmbytjeve, nis dëbora: Zonat e prekura dhe ku duhet bërë kujdes