Prej ditës së djeshme Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq që ka shkaktuar probleme në shumicën e qyteteve nga Jugu në Veri. Rrugë të bllokuara në zonat rurale, rrëshqitje dherash, çarje asfalti dhe probleme me energjinë elektrike. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një panoramë të situatës së fundit për gjendjen e rrugëve.
Advertisements
Njoftimi i ARRSH-së
Gjatë natës reshjet e shiut kanë vazhduar në të gjithë vendin 🌧️shoqëruar me stuhi 💨 dhe erë 🌫️duke sjellë rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës ⚠️si në akset: Skuraj-Peshkopi, Hani i Hotit–Tamarë, Bogë–Theth, Kukës–Shishtavec, Vau Dejës–Pukë, Bajram Curri–Valbonë, Qafë Mali-Fierzë, Bujan–Qafë Morinë, Elbasan–Qafë Thanë dhe Përmet–Çarshovë🚜 ku tashmë rrugët janë pastruar dhe lëvizja e mjeteve kryhet normalisht🚘🦺Grupet e punës së mirëmbajtjes 🚧kanë qenë gjatë gjithë natës në terren duke punuar 🦺për të sigurar qarkullim normal në të gjitha akset nacionale.
Situata sipas Ministrisë së Mbrojtjes
Në Tiranë situata është përmirësuar, krahasuar me një ditë më parë. Po punohet në segmentin rrugor Bënçë-Lekdush, në vendin e quajtur “Uji i Varur”, bashkia Tepelenë, në aksin rrugor Picar- Golem, për zhbllokimin e rrugëve nga inertet. Një grup prej 23 turistësh të huaj u evakuuan pa probleme, pasi u bllokuan në hyrje të kanionit të Langaricës për shkak të prurjeve të shumta të lumit. Në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë po punohet për pastrimin e rrugëve. Ndërsa ekipet e OSHEEE po mundësojnë rilidhjen e energjisë në disa zona të thella të Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Korçës, Dibrës e Elbasanit.
Advertisements