Ngjarje e rëndë në Vlorë. Një vajzë e re rreth 22-vjeçe ka rënë nga kati i 5-të i një pallati në lagjen “24 maji”.
Advertisements
Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ende nuk dihet nëse gjithçka ishte aksidentale apo vajza ka qenë në kushtet e depresionit duke i dhënë fund jetës.
Advertisements
Familjarët dhe fqinjët vrapuan me shpejtësi, por e reja kishte ndërruar jetë. Policia në vendngjarja ka vendosur shiritin rrethues dhe po heton rastin.