Një 73-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë. Uniformat blu bëjnë me dije se 73-vjeçari është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar.
Advertisements
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin, 73 vjeç, banues në Risili, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Advertisements