Shoferë kujdes! Radarë në të gjitha rrugët e Tiranës

Tashmë të gjitha rrugët e kryeqytetit do të jenë të monitoruara me radarë. Kështu bën me dije policia Rrugore e kryeqytetit. Mësohet se të gjitha patrullat e policisë do të jenë të pajisura me radarë.

Advertisements

“Të dashur qytetarë të Tiranës,

Me kujdesin më të madh për sigurinë e të gjithëve, ju njoftojmë se tani në rrugët e qytetit tonë patrullat civile janë të pranishme dhe të pajisura me radarë për të monitoruar dhe regjistruar çdo tejkalim të shpejtësisë.

Advertisements

Nuk ka më vend për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor! Autopatrullat tona civile janë sytë që nuk fiksohen, veshët që nuk mbyllen, duke garantuar zbatimin e ligjit për një udhëtim të sigurt për të gjithë.

Kujdes dhe përgjegjshmëri, kjo është mënyra si mbrojmë jetët në rrugët tona. Le të punojmë së bashku për një Tiranë më të sigurt!”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakKush është 46-vjeçari që u qëllua me plumba duke pirë kafe në Tiranë?
Artikulli tjetërZjarr në qendrën iraniane të rehabilitimit, të paktën 32 viktima