Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e kësaj të premteje ishullin Evian ë Greqi.
Advertisements
Sipas mediave greke, tërmeti është ndjerë veçanërisht në Atikë, por ankth mbizotëron edhe në zonat që janë afër epiqendrës së tërmetit të madh.
Nënkryetari i bashkisë në Evia tha se njerëzit janë larguar nga shtëpitë e tyre pas tërmetit të fortë në zonë.
Advertisements
Duke folur për stacionin radiofonik LamiaPolis 87.7, nënkryetari i bashkisë Yiannis Kantzouras u shpreh: “Njerëzit kanë lënë shtëpitë e tyre. Ishte një tërmet i fortë dhe zgjati rreth 40 sekonda. Fëmijët e shkollave kanë dalë në oborr. Ne do të marrim një vendim për atë që do të ndodhë menjëherë. Ka ankth për fatkeqësitë sepse ka edhe ndërtesa të vjetra. Ka pasur 2-3 pasgoditje veçanërisht intensive”.