Shoqërohet personi i dyshimtë te Kuvendi, i dorëzoi policisë pasaportë tjetër

Policia ka shoqëruar një person i cili ka bërë disa lëvizje të konsideruara të dyshimta përballë kryesisë së Kuvendit.

Advertisements

Sipas gazetarit të Euronews Albania, Ardit Hoxha ai ka qëndruar për rreth 30-40 minuta përballë kryesisë së kuvendit, garda e republikës ka njoftuar një patrullë të policisë e cila pasi i kërkoi mjetin e identifikimit këtij personi, e ka shoqëruar atë drejt komisariatit.

Ky veprim është bërë pasi se pasaporta qe iu dha policeve, nuk ishte e tija pas verifikimit që u bë në sallë.

Advertisements

“Dy efektivët e policisë u thirrën nga garda, ata kanë marrë mjetin e identifikimit të personit në fjalë dhe kanë bërë një kontroll të çantës që ai kishte, ata e kanë shoqëruar në komisariat, për të kryer procedurat e mëtejshme që parashikon kodi penal, sigurisht nëse kanë gjetur diçka të dyshimtë gjatë kontrollit”,-tha gazetari Ardit Hoxha.

Artikulli paraprak“Kam punë me doktorin”- I veshur me të zeza dhe kapuç në kokë, i riu nxjerr nga çanta… pistoletë çakmak! Si u alarmua policia e shtetit, ç’ndodhi para Kuvendit
Artikulli tjetërPanik para Kryesisë së Kuvendit/ Arrestohet i riu, dyshohet se nxori…