Ditën e sotme kanë dalë në gjykatë ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 personat e tjerë të arrestuar pasditen e së dielës. Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën “Detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit gjatë konfliktit te “Kepi i Rodonit” në Durrës.
Advertisements
Mark Frroku akuzohet për 4 vepra penale; “kanosje”, “mos kallzimi i krimit”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Arrest me burg në mungesë pritet të kërkohet vetëm për shtetasin Besnik Toma, kushëririn e ish-deputetit, i cili dyshohet se është personi që qëlloi në ajër me armë zjarri.
Advertisements
Konflikti ndodhi mes përfaqësuesve të kishës dhe banorëve të zonës në lidhje me një pronë mbi të cilën të dyja palët zotërojnë certifikatë pronësie.