Policia rrethon parlamentin, Berisha-socialistëve: Ikni, sot shpallim grevën e urisë

Një situatë kaotike ka përfshirë seancën plenare të parlamentit këtë të enjte. Deputetit e opozitës kanë përmbysur karrriget dhe kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Advertisements

Në një prononcim nga rrjetet sociale brenda ambienteve të Kuvendit Berisha njoftoi se ata do të shpallin sot grevën e urisë në sallën e parlamentit.

Ai u kërkoi kolegëve të maxhorancës të largohen, pasi nuk do të lejojnë zhvillimin e një séance normale.

Advertisements

“Tani mund të ikni se ne do vazhdojmë do të shpallim grevën”, tha Berisha.

Nga ana tjetër Garda e Republikës ka rrethuar godinën, ndërkohë që jashtë ambienteve të parlamentit ka një prezencë të shtuar të policisë në rast të përshkallëzimit të situatës. Në terren është parë dhe vetë Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, duke koordinuar punën e efektivëve.

Përveç numrit të lartë të gardistëve kemi vënë re dhe një prezencë të shtuar të efektivëve të Policisë së Shtetit

Është vënë re prania e Drejtorit të Policisë së Tiranës në ambientet jashtë ambienteve të parlamentit, duke koordinuar punën e policisë në rast të eskalimit të situatës Brenda ambienteve të parlamentit.

Jashtë parlamentit nuk ka qytetarë të grumbulluar, por duket se policia i ka marrë të gjitha masat nëse do të ketë një përshkallëzim të situatës jashtë ambienteve të parlamentit”, bëri me dije gazetari i Euroneës Albania, Ardit Hoxha.

Artikulli paraprakMakina përfundoi në kanal në autostradën Tiranë – Durrës, humb jetën shoferi 33-vjeçar
Artikulli tjetërKaos në Kuvend, Ervin Salianji hedh tymuese në sallë, qëllohet me karrige