Makina përfundoi në kanal në autostradën Tiranë – Durrës, humb jetën shoferi 33-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë – Durrës.

Advertisements

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka thyer barrierat anësore të rrugës, duke përfunduar më pas në kanal.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se është duke u kërkuar ndihma e zjarrfikëses, pasi nuk po nxjerrin dot nga makina shoferin, i cili ka humbur jetën.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprak“Po ik o Antoneta, ik tani!”/ Nuk ndalen tensionet në Parlament, Zhupa kapet keq me deputeten e PS-së
Artikulli tjetërPolicia rrethon parlamentin, Berisha-socialistëve: Ikni, sot shpallim grevën e urisë