Greqia dhe Bullgaria kërcënuan vendin me bllokimin e procesit të integrimit europian.
Advertisements
Këto kërcënime i vunë një njollë të zezë edhe këtij procesi që do të duhej të ishte i bazuar te plotësimi i kushteve të anëtarësimit, e jo egos së vendeve fqinjë për përfituar në kurriz të Shqipërisë.
“Janë njohur në Shqipëri nga Lidhja e Kombeve, e cila dërgoi edhe një komision hetimor për të verifikuar gjendje e minoriteteve por edhe të probleme të tjera të funksionimit të shtetit shqiptar, minoriteti grek, minoriteti bullgar në zonën e Prespës dhe minoriteti sllav në Vrag të Shkodrës”- u shpreh historiani, Beqir Meta.
Advertisements
Në veri, në zonën e Gorës, por edhe në Gollobordë e Pustec, përmes formave të ndryshme Bullgaria ushtron trysni ndaj qytetarëve duke ju kërkuar të deklarohen me origjinë bullgare. Filimisht, planet për rritjen fiktive të minoritetit kishin skenar kërcënimet ndaj Tiranës zyrtare me kartën e integrimit.
Sot, ndiqet një strategji e re duke shpërndarë pasaporta bullgare për qytetarët shqiptarë, një dokument që sjell përfitime si vend anëtar i bllokut europian.
Pasaporta është e vetmja mënyrë për të hapur dyert e Europës për goranët, popull shqiptar që flet dy gjuhë.
“Zona e Gorës dhe Gollobordës që janë popullsi shqiptare por që flasin edhe gjuhë të tjera apo Himara ku flitet shqip dhe greqisht”- u shpreh historiani, Beqir Meta.