Frida Krifca lë fermerët në mëshirë të fatit/ Gazetarja e njohur nxjer zbuluar vjedhjet e qeverisë, ja ku shkuan fondet e IPARD-2

“Pse janë të rëndësishme fondet IPARD? Fondet që jep IPARD kanë qenë më të larta se ato që jep buxheti i shtetit. Që nga viti 2020 e deri më tani mbështetja për bujqësinë ka qenë në rënie. Lajmi i pezullimit të fondeve IPARD është i trashtë, për një shtresë që ka nevojë për to. Pse u pezulluan?

Advertisements

Sepse sipas të dhënave, me kryqëzimin e të dhënave që kemi, fondet kanë qenë të destinuara për fermerët, por nuk ka shkuar tek ata. Ose kanë shkuar te fermerët e mëdhenj. Fondet IPARD janë ndihmë e madhe, pasi edukon fermerët. Ne kur kemi periudhën e kultivimit, shohim që prodhimet hidhen pasi nuk ka treg. Shqipëria në një raport për zhvillimin e BP është vendi më mbështetjen më të paktë që merr në sektorin e bujqësisë.”, tha Xama.

Ndërsa gazetari Geri Emiri tha se shuma qeveria ka arritur një sukses të kënaqshëm për shpërndarjen e fondeve, ndërsa shtoi se megjithatë sukses është të shpërndash fondet në mënyrë të korrekte.

Advertisements

“Shuma totale për sektorin e bujqësisë është 97.2 milonë euro. Në një fshat janë dhënë grante një vlerë deri në 1 mln euro. Qeveria ka arritur një sukses të kënaqshëm për shpërndarjen e fondeve. Megjithatë e suksesshme është të shpërndash fondet në mënyrë të korrekte.”, tha Emiri.

Artikulli paraprak“Metamorfoza”/ “Më kanë çuar fjalë…”, zbardhet biseda e tentativës për ‘paqe’ mes Bajrave dhe Licëve, e bandave famëkeqe të Shkodrës
Artikulli tjetërÇmimet në Shqipëri po rriten, ndërsa në vendet e tjera të Europës po ulen