A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore.

Advertisements

Ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që gjatë pasdites; vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theskauar vranësirat do të jenë në zonat malore veriore duke rrezikuar shira të izoluar në skajin verior të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten me dy gradë në orët e mëngjesit, por një rritje e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Advertisements

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 28 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

Artikulli paraprakLajm i mirë për shoferët, AMF zbulon sa do paguani për siguracionin e automjetit
Artikulli tjetërDhunohet i riu në Tiranë, policia del me njoftimin zyrtar dhe zbardh detajet për ngjarjen