Kush po kërkon destabilizm në Francë? Alarm për bombë në shkolla, aeroport e deri tek Pallati i Versajës. Evakuohen sërish banorët

Pallati i Versajës u evakua të mërkurën e 18 Tetorit pas një alarmi për kërcënim për bombë.

Advertisements

Megjithatë gjatë ditëve të fundit, ky nuk është kërcënimi i parë për Francën.

Ndonëse nuk është gjetur ende asgjë e dyshimtë, nuk lidhet se çfarë synohet përmes alarmeve të njëpasnjëshme.

Advertisements

Mëngjesin e të mërkurës, po ashtu në disa aeroporte në vend nisi evakuimi pas disa kërcënimeve për shpërthime me bombë.

Aeroportet Beauvais, Lille, Lyon, Nice, Nantes dhe Toulouse u evakuuan

Në një deklaratë zyrtare, Aeroporti i Lille njoftoi se aeroporti është duke u evakuuar pas një kërcënimi me bombë dhe se shërbimet e sigurisë shtetërore janë në vendngjarje.

Ditë më parë, Franca u përfshi nga paniku ndërsa në shkollën e mesme në Arras një mësues i frëngjishtes u godit për vdekje, dhe të nesërmen u evakuua, pas një alarmi për bombë.

Qeveria e Francës ka rritur numrin e forcave të sigurisë.

Kujtojmë se kjo valë alarmesh vjen në një kohë kur Evropa është në tension ndërsa është përqendruar në konfliktin që u shfaq në Lindjen e Mesme. Ndërsa mëngjesi i të hënës ë 16 Tetorit nisi me një sulm në Bruksel i cili la të vdekur dy shtetas pasi dikush hapi zjarr.

Artikulli paraprakPo bën xhiron e rrjetit! Vis Pupës i ndodh incidenti i papritur në provat e DWTS(VIDEO)
Artikulli tjetërPritet përkeqësim i motit në bregdet, ja çfarë pritet të ndodhë nga dita e nesërme